Kryeministri autralian: Takimi me Xi Jinping ishte “pozitiv dhe konstruktiv”

Bota

Kryeministri autralian: Takimi me Xi Jinping ishte “pozitiv dhe konstruktiv”

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:50
Foto nga takimi

Në një deklaratë pas bisedimeve, kryeministri australian Anthony Albanese tha se ai dhe Xi Jinping diskutuan çështjet tregtare, konsullore dhe të të drejtave të njeriut në një takim “pozitiv dhe konstruktiv”, duke e cilësuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të marrëdhënieve Australi-Kinë.

Përpara takimit – i cili zgjati pak më shumë se gjysmë ore, Albanese tha se priste një dialog konstruktiv dhe vlerësoi faktin se “të dyja palët kanë punuar për të stabilizuar marrëdhëniet bazuar në respektin dhe përfitimin reciprok”.

Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të rëndësishme”, tha Albanese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat