Ukraina e ka zgjatur Ligjin Ushtarak edhe për 90 ditë të tjera.
Kjo do të thotë se autoritetet ushtarake mbeten në krye të shtetit të paktën deri më 19 shkurt të vitit 2023 si masë emergjente.
Gjithashtu në funksion për këta muaj do të jetë Ligji për Mobilizimin të Përgjithshëm, i cili synon t’i bëjë njerëzit të regjistrohen për të luftuar.
Dekretet e Presidentit Volodymyr Zelensky u mbështetën nga shumica dërrmuese e deputetëve, shkruan BBC.