Presidenti polak Andrzej Duda u takua me drejtorin e CIA-s Bill Burns në Varshavë të mërkurën pas një incidenti në Poloninë lindore që la dy persona të vdekur, sipas shefit të Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera.
“Në mbrëmje, presidenti @AndrzejDuda foli me kreun e CIA-s, William Burns, i cili ndodhet në Varshavë pas vizitave të tij në Ankara dhe Kiev”, shkroi Siewera në një postim në Twitter duke shpërndarë një foto të takimit, përcjell Bota sot.
Ai shtoi se është biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë si dhe kontekstin e ngjarjeve të fundit. "Shumë punë në linjën PL-US sot."
Një zyrtar amerikan i tha CNN se Burns kishte planifikuar më parë takime me zyrtarë polakë, përfshirë Dudën. Ata diskutuan situatën aktuale dhe drejtori riafirmoi angazhimin e SHBA-së për të ofruar mbështetje për Ukrainën dhe falënderoi Poloninë për partneritetin e saj të vazhdueshëm, përfshirë në kanalet e inteligjencës, sipas zyrtarit.
Polonia ka thënë se do të vazhdojë të hetojë së bashku me SHBA-në vendin ku ra një raketë të martën.