Ekspertët ukrainas i bashkohen hetimeve, Zelensky: Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në Poloni

Bota

Ekspertët ukrainas i bashkohen hetimeve, Zelensky: Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në Poloni

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:32
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur në Poloni, pas incidentit me raketa, ku humbën jetën dy persona.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Por unë jam i sigurt se ishte një raketë ruse,” tha presidenca ukrainase në një deklaratë.

Ekspertët ukrainas do të marrin pjesë në hetimin për të kuptuar rrethanat e incidentit në Poloni, tha presidenti ukrainas gjatë një fjalimi në Forumin e Ekonomisë.

“Kemi marrë konfirmimin se ekspertët tanë do të marrin pjesë në hetim. Derisa të përfundojë hetimi, nuk mund të themi saktësisht se cilat raketa ose pjesë të tyre ranë në tokën polake.

Por ne kemi parë fotot e  diametrit të goditjes. Nuk mund të jenë vetëm mbetjet e sistemeve antiraketë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat