Qeveria e Finlandës ka propozuar shpenzimin e 139 milionë eurove për ndërtimin e gardheve përgjatë pjesëve të kufirit të vendit me Rusinë.
Në qershor, qeveria finlandeze tha se do të ndërtonte barriera përgjatë pjesëve të kufirit rus në një lëvizje për të forcuar gatishmërinë kundër kërcënimeve hibride, siç është fluksi i mundshëm masiv i azilkërkuesve, shkruan Aljazeera.
Autoriteti i rojes kufitare të vendit ka thënë se synon përfundimisht të ndërtojë rreth 130-260 kilometra gardhe, duke mbuluar 10-20 për qind të gjatësisë së përgjithshme, duke u fokusuar kryesisht në pikat e kalimit kufitar dhe zonat ngjitur në Finlandën juglindore.
Para propozimit të shpenzimeve të së enjtes, parlamenti kishte ndarë vetëm 6 milionë euro për një projekt provë.