Parashikimi i zyrtarit ukrainas: Sulmi atomik nga Rusia, do ishte dramë

Bota

Parashikimi i zyrtarit ukrainas: Sulmi atomik nga Rusia, do ishte dramë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Forcat ukrainase mund të marrin Krimenë deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë deri në pranverë, ka parashikuar një zëvendësministër ukrainas i mbrojtjes.

Volodymyr Havrylov, një gjeneral-major në pension, tha se vendi i tij nuk do të ndalonte kurrë së luftuari deri në fitore dhe madje kishte marrë parasysh potencialin e një sulmi bërthamor rus.

Ministri, në një intervistë për Sky News, tha se besonte se probabiliteti i një sulmi atomik nga Rusia ishte i ulët, por tha se “do të ishte dramë”.

Sa i përket perspektivës për bisedimet e paqes me Kremlinin, Havrylov tha se ato do të ndodhin vetëm pasi trupat ruse të jenë gati të largohen nga çdo pëllëmbë e Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë që presidenti Vladimir Putin e pushtoi në vitin 2014 dhe në pjesë në Ukrainën lindore që janë mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia për tetë vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat