Ushtria ruse është duke pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Ukrainasit çdo ditë raportojnë për qindra ushtarë rusë të vrarë dhe makineri luftarake të shkatërruar në fushëbetejë.
Gazetari ukrainas Denis Kazansky, i cili nga fillimi i luftës raporton nga rajonit i Donetskut, ka publikuar pamje nga ajri ku shihen dhjetëra ushtarë rusë të vrarë.
Në afërsi të Bahkmutit, forcat pushtuese kanë pësuar humbje të mëdha, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.
🔞Journalist Denis Kazansky published a video allegedly showing dead #Russian occupiers near #Bakhmut, #Donetsk region. pic.twitter.com/u1dAqBv0vx
— NEXTA (@nexta_tv) November 20, 2022
Pas luftimeve disa orëshe mes ukrainasve dhe rusëve, Kievi tregon se kanë eliminuar dhjetëra ushtarë të Moskës në këtë aksion ushtarak.
E për shkak të këtyre humbjeve, Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin e pjesshëm, ku në mesin e tyre ka mbi 35 mijë ish-të burgosur që janë liruar me kushtin e vetëm – që të shkojnë në luftë.
Nëse arrijnë t’i mbijetojnë luftës, atyre do t’ju pastrohen dosjet, pavarësisht se shumica prej tyre ishin burgosur, për përdhunime, vrasje e madje kanibalizëm.
Pamjet e publikuara më poshtë janë të rënda, dhe nuk rekomandohen të shikohen për persona nën 18-vjeç.