Pamjet/ Shpërthim në zemër të Rusisë, magazina në Moskë përfshihet nga flakët

Bota

Pamjet/ Shpërthim në zemër të Rusisë, magazina në Moskë përfshihet nga flakët

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim është dëgjuar në qendër të Moskës, në zonën e stacionit qendror në sheshin Komsomolskaya.

Sipas ministrisë ruse të Emergjencave, një magazinë me tulla dykatëshe është përfshirë nga flakët, ku zjarrfikësit po përpiqen ta kontrollojnë.

Informacionet bëjnë me dije se shtrirja e zjarrit është rreth 2000 metra katrorë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe shpërthimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat