Kremlini ka konfirmuar se Vladimir Putin do të takohet me nënat e ushtarëve rusë, dhe se ky takim është në përgatitje.
“Presidenti shpesh mban takime të tilla, ato nuk janë të gjitha publike.
Në çdo rast, presidenti merr informacion të dorës së parë për gjendjen reale të punëve”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, shkruan Skyneës.