“Sa më shumë sanksione vendosin, aq më në rrezik janë”/ Motra e diktatorit Kim Jong-un kërcënon SHBA-në

Bota

“Sa më shumë sanksione vendosin, aq më në rrezik janë”/ Motra e diktatorit Kim Jong-un kërcënon SHBA-në

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 21:57
Motra e diktatorit të Koresë ë Veriut Kim Jong-un, Kim Yo-jon

Motra e diktatorit të Koresë ë Veriut Kim Jong-un, Kim Yo-jong ka akuzuar Britaninë se është një “vend i rrëmujshëm” dhe kritikoi Shtetet e Bashkuara si një “qen që leh nga frika” në një deklaratë ku ka paralajmëruar një përshkallëzim konflikti.

Kim Yo-jong, e cila sundon së bashku me vëllain e saj, reagoi ashpër pasi Kombet e Bashkuara i thanë vendit aziatik të ndalonte prodhimin e armëve vdekjeprurëse të shkatërrimit në mas.

Kjo pasi raketa e tyre e re balistike shkaktoi panik te liderët perëndimorë pas raportimeve se ishte në gjendje të arrinte Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë ajo është kundërpërgjigjur, duke thënëse Kombet e Bashkuara kanë mbyllur sytë ndaj stërvitjeve shumë të rrezikshme ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut dhe grumbullimit të tyre lakmitar të armëve që synojnë Korenë e Veriut, ndërsa kërcënoi SHBA-në duke thënë se “sa më shumë sanksione të marrë Amerika ndaj Koresë, aq më shumë mundësi ka të përballet me një krizë fatale sigurie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat