Ministri i jashtëm ukrainas bën thirrje urgjente: BE shpalli Rusinë shtet terrorist, filloi sulmet e reja

Bota

Ministri i jashtëm ukrainas bën thirrje urgjente: BE shpalli Rusinë shtet terrorist, filloi sulmet e reja

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje që vendi i tij të marrë "të gjitha sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt të jetë e mundur" pas sulmeve të reja ruse në të gjithë Ukrainën.

Moska nisi "terrorin e ri raketor" kundër Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës për të "festuar" njohjen e Rusisë nga Parlamenti Evropian si një shtet terrorist, tha Kuleba në Twitter.

"Rusia feston njohjen e saj si shtet terrorist me terror të ri raketor kundër kryeqytetit të Ukrainës, qyteteve të tjera. Duhet të jetë e qartë për ata që ende kishin dyshime:

Rusia duhet të njihet si shtet terrorist në mbarë botën dhe Ukraina duhet të marrë të gjitha sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt që të jetë e mundur". shkruan Kuleba në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat