Një sulm me raketa ruse në kryeqytetin e Ukrainës ka vrarë të paktën një person dhe ka dëmtuar një ndërtesë dykatëshe.
Ndërsa dalin më shumë detaje për atë që ndodhi, shefi i policisë rajonale Andriy Nevytov ka shpërndarë një video që tregon pasojat e sulmit.
Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje pasi flakët vazhdojnë të djegin dhe zona është përfshirë nga tymi i dendur.
Pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, qeveria ushtarake e Kievit kanë thënë se një ndërtesë dykatëshe u dëmtua në sulmin pak më parë.
Ndërsa zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko tha se disa njerëz u lënduan gjatë sulmit, por nuk specifikoi se sa.
“Tashmë ekipet e shpëtimit po ofrojnë ndihmë për viktimat dhe po punojnë për eliminimin e pasojave”, tha ai.