Zelensky inkurajon ukrainasit: Do kalojmë gjithçka, jemi popull i paepur

Bota

Zelensky inkurajon ukrainasit: Do kalojmë gjithçka, jemi popull i paepur

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 19:24
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të riparojë dëmet në infrastrukturën e goditur nga sulmet raketore të Rusisë sot, ndërsa lavdëroi bashkatdhetarët e tij për qëndrueshmërinë e tyre.

“Ne do të riparojmë gjithçka dhe do të kapërcejmë gjithçka sepse jemi një popull i paepur”, tha Zelensky në një video-mesazh të shkurtër të postuar në Telegram.

Pasi falënderoi Parlamentin Evropian për rezolutën që etiketon Rusinë shtetërore sponsorizuese të terrorizmit, presidenti ukrainas tha: “Rusia i dëshmoi të gjithë botës se kjo është e vërtetë duke lëshuar 67 raketa kundër energjisë dhe infrastrukturës dhe popullit tonë. Rezultati është tragjik, shumë të lënduar dhe të vdekur”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat