Kryeministri ukrainas: BE planifikon të mbledhë mijëra gjeneratorë dhe pajisje energjetike për Ukrainën

Bota

Kryeministri ukrainas: BE planifikon të mbledhë mijëra gjeneratorë dhe pajisje energjetike për Ukrainën

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 06:45
Denys Shmyhal

Bashkimi Evropian planifikon të mbledhë dhe dërgojë mijëra gjeneratorë dhe pajisje elektrike në Ukrainë.

“Unë personalisht falënderova Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola për njohjen e Rusisë si një sponsor shtetëror të terrorizmit. Tani PE do të fokusohet në nismën Gjeneruesit e Shpresës. Në të ardhmen e afërt, BE planifikon të mbledhë mijëra gjeneratorë dhe pajisje energjetike për t’ia dorëzojë Ukrainës,” postoi kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal në Telegram .

Ai shtoi se Ukraina do të përballojë dhe do të fitojë.

Siç është raportuar, Parlamenti Evropian me shumicë votash miratoi një rezolutë që njeh Federatën Ruse si sponsor shtetëror të terrorizmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat