Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 100 robër lufte

Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 100 robër lufte

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:24
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 100 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, me të dyja palët duke dorëzuar 50 ushtarë të robëruar pas negociatave, kanë thënë zyrtarët nga të dyja palët.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte liruar 50 ushtarë rusë që ishin kapur.

Ndërkohë, Andriy Yermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, tha në Telegram se Ukraina kishte marrë 48 ushtarë dhe dy oficerë.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Incredible: seniors are snapping up this new toothbrush, here's the reason!Well-Being-Review.com

“Ne kemi arritur të kthejmë 19 mbrojtës të Mariupolit, si dhe 15 të burgosur (të luftës) nga termocentrali bërthamor i Çernobilit dhe shtatë nga ishulli Zmiiny,” tha zoti Yermak. 

Që nga fillimi i luftës, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte.

Dhe muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga robëria ruse.

Nga ukrainasit, 12 ishin civilë dhe 37 ishin kapur nga forcat ruse pas rënies së fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit në maj.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se disa nga gratë ishin të burgosura që nga viti 2019, pasi ishin kapur nga autoritetet pro-Moskës në rajonet lindore si Donetsk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat