Mbi 15,000 njerëz të zhdukur gjatë luftës në Ukrainë

Bota

Mbi 15,000 njerëz të zhdukur gjatë luftës në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 15,000 njerëz janë zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, ka thënë një zyrtar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Sipas Reuters, Organizata me bazë në Hagë, e krijuar në vazhdën e luftërave ballkanike të viteve 1990, hapi një zyrë në Kiev në korrik për të ndihmuar Ukrainën për të dokumentuar dhe gjurmuar personat e zhdukur, përcjell Bota sot.

Drejtori i programit të ICMP-së për Evropën, Matthew Holliday, tha se ishte e paqartë se sa njerëz ishin transferuar me forcë, po mbaheshin në paraburgim në Rusi, ishin gjallë dhe të ndarë nga anëtarët e familjes së tyre, ose kishin vdekur dhe ishin varrosur në varre të improvizuara.

Procesi i hetimit të të zhdukurve në Ukrainë do të zgjasë me vite edhe pas ndalimit të luftimeve, tha Holliday për Reuters në një intervistë. Shifra prej 15,000 është konservatore kur merret parasysh se vetëm në qytetin port të Mariupolit, autoritetet vlerësojnë se deri në 25,000 njerëz janë ose të vdekur ose të zhdukur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat