Ndërsa pjesa më e madhe e Ukrainës të enjten mbeti pa ngrohje ose energji pas sulmeve më shkatërruese ajrore ruse në rrjetin e saj energjetik deri më tani, banorët në Kiev u paralajmëruan të përgatiten për sulme të mëtejshme dhe të grumbullojnë ujë, ushqim dhe furnizime të tjera, përcjell Bota sot.
Ukrenergo, e cila mbikëqyr rrjetin kombëtar të energjisë të Ukrainës, tha se 50 për qind e kërkesës në Ukrainë nuk po plotësohej që nga ora 19:00 me orën e Kievit pasi objektet kryesore të energjisë u goditën dhe nuk mund të thoshte se kur do të restaurohej gjithçka plotësisht.
Gjashtëdhjetë përqind e banorëve në Kiev ishin pa energji elektrike mes temperaturave shumë nën zero, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.