“Perëndimi të përgatitet për një luftë që do të zgjasë me vite!”- Aleati i Putinit bën deklaratën rrëqethëse

Bota

“Perëndimi të përgatitet për një luftë që do të zgjasë me vite!”- Aleati i Putinit bën deklaratën rrëqethëse

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 20:31
Pyotr Tolstoy

Vladimir Putin do ‘ta kthejë Ukrainën në shekullin e 18-të’ duke vazhduar me sulmet ndaj objekteve energjetike të vendit, ka pohuar një nga aleatët e tij kryesorë.

Pyotr Tolstoy, nënkryetari i Dumës ruse paralajmëroi se sulmet e vendit të tij në termocentralet e Ukrainës nuk do të ndalen teksa së fundmi janë raportuar se kanë vështirësuar tejmase situatën energjetike në Ukrainë.

“Infrastruktura e Ukrainës do të shkatërrohet dhe ata do të kthehen në shekullin e 18-të”, deklaroi anëtari i partisë Rusia e Bashkuar, ndërsa deputeti i cili është sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, paralajmëroi se aleatët e Ukrainës ‘do të paguajnë çmimin’.

Sakaq, ai nuk kurseu as kërcënimet për vendet që i kanë qënduar pranë Ukrainës gjatë konflitkit, ndërsa shtoi se Perëndimi duhet ‘të përgatitet për një luftë që do të zgjasë me vite’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat