Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, do të udhëtojë në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy, sipas uebsajtit hungarez index.hu.
Zonja Novak është politikania hungareze e rangut më të lartë që viziton Zelenskyy që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, përcjell Bota sot.
Zyra e presidentit hungarez tha se as nuk do t'i mohojë dhe as konfirmojë raportet.
Në tetor, zonja Novak iu bashkua një deklarate të lëshuar nga presidentët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit, e cila dënonte bombardimet masive të qyteteve ukrainase të kryera nga Rusia.
Dhe të mërkurën Hungaria tha se do të ofrojë 187 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën si kontribut i saj në një paketë të planifikuar të mbështetjes së Bashkimit Evropian.