Kryeministri i Belgjikës Alexander de Croo mbërriti në Kiev të shtunën, në vizitën e tij të parë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, përcjell Bota sot.
Ai shkroi në Twitter: “Me muajt e ftohtë të dimrit përpara, Belgjika po lëshon ndihma të reja humanitare dhe ushtarake”.
Belgjika premtoi 37.4 milionë euro të tjera (39 milionë dollarë) ndihmë financiare për Ukrainën, njoftoi agjencia e lajmeve Belga.