2500 njerëz pozojnë nudo, kauza tepër e rëndësishme

Bota

2500 njerëz pozojnë nudo, kauza tepër e rëndësishme

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:25
Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës

Rreth 2500 vullnetarë të zhveshur kanë pozuar në mëngjesin e sotëm në plazhin Bondi të Sidneit për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

Instalacioni është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës.

Nga ora 3:30 me orën lokale, vullnetarët u mblodhën në plazh për të marrë pjesë në instalacionin e bërë në bashkëpunim me organizatën Skin Check Champions gjatë javës së ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës.

Bruce Fisher, 77 vjeç, i cili mori pjesë në instalacion tha:

"Kam kaluar gjysmën e jetës sime në diell dhe më janë hequr disa melanoma malinje nga shpina. Mendova se kjo ishte një kauzë e mirë dhe më pëlqen të heq rrobat e mia në plazhin Bondi."

Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës sipas Fondit Botëror të Kërkimit të Kancerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat