Pas katër ditëve, rifillon furnizimi me energji elektrike në Kiev

Bota

Pas katër ditëve, rifillon furnizimi me energji elektrike në Kiev

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Pothuajse në tërë qytetin e Kievit është rikthyer furnizimi me energji elektrike, pasi kryeqyteti ukrainas për katër ditë mbeti në terr si pasojë e sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën energjetike.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, është bërë e ditur se banorët e kryeqytetit i janë gëzuar rikthimit të energjisë elektrike.

Furnizimi me energji elektrike, nënkupton me automatizëm rikthim i ngrohjes dhe furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe janë rikthyer rrjetet e telefonisë mobile.

Nga ana tjetër, ekipet në terren po bëjnë të pamundurën që të zgjerojnë furnizimin edhe në pjesë tjera, por se edhe konsumi i tepërt në ditët e ftohta po ua pamundëson të mbulojnë tërë territorin, në kohën kur vendi po ballafaqohet akoma me agresionin rus.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, të cilin e kritikoi presidenti Volodymyr Zelensky, për rikthim të ngadaltë të shërbimeve, ka thënë se po vazhdojnë punët me një tempo rekord. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat