Rusët po përgatiten të largohen nga centrali bërthamor i pushtuar

Bota

Rusët po përgatiten të largohen nga centrali bërthamor i pushtuar

Nga: M.H. Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Sipas kreut të agjencisë së energjisë bërthamore të Ukrainës, forcat ruse mund të përgatiten të largohen nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, të cilin e kanë pushtuar që nga shkurti.

Nëse është e vërtetë, do të ishte një ndryshim i madh në strategjinë për Rusinë, e cila e ka mbajtur termocentralin më të madh bërthamor të Evropës si një nga linjat kryesore të saj të frontit për muaj të tërë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Por Petro Kotin, kreu i firmës Energoatom, tha në një intervistë televizive të dielën: "Javët e fundit po marrim në mënyrë efektive informacionin se janë shfaqur shenja se ata ndoshta po përgatiten të largohen nga uzina.

“Së pari ka një numër shumë të madh raportimesh në mediat ruse se do të ia vlente të lirohej dhe ndoshta ia vlen t'i jepej kontrolli [Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike – mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

Njeri fiton përshtypjen se ata janë duke paketuar valixhet dhe duke vjedhur gjithçka që mundet."

Ukraina dhe aleatët e saj i kanë bërë vazhdimisht thirrje Kremlinit të largohet nga centrali dhe të zvogëlojë rrezikun e një aksidenti bërthamor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat