Presidenti Xi: Kina do të krijojë lidhje më të ngushta me Rusinë për sigurinë energjetike

Bota

Presidenti Xi: Kina do të krijojë lidhje më të ngushta me Rusinë për sigurinë energjetike

Nga: A.SH Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Putin dhe Xi Jinping

Kina po kërkon të krijojë një partneritet më të ngushtë me Rusinë për çështjet e energjisë për të garantuar sigurinë globale të energjisë, tha presidenti Xi Jinping, përcjell Bota sot.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi komentet e Xi në një mesazh për forumin e katërt të energjisë Kinë-Rusi.

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të krijuar një partneritet më të ngushtë energjetik, për të promovuar zhvillimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër dhe për të ruajtur së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit të industrisë”, thuhet në raport.

Takimi i bizneseve nga dy partnerët tregtarë vjen në mes të përgatitjeve për një kufi të çmimit të G7 që do të vendoset nga 5 dhjetori për naftën ruse për të frenuar aftësinë e Moskës për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat