Zelensky: Nuk besoj se Putini mund të përdorë armë bërthamore

Bota

Zelensky: Nuk besoj se Putini mund të përdorë armë bërthamore

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 18:13
Zelensky, Putin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se nuk beson se se presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë armë bërthamore.

Zelensky foli për mundësinë e përdorimit të armëvë bërthamore gjatë një samiti në Nju Jork nëprmjet një video lidhjeje.

Komentet e Zelenskyt vijnë pas deklaratë së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se është jetike që të shmanget ccdo lloj konfrontmi ushtarakmidis fuqove bërthamore.

Lavrov tha gjithashtu se Perëndimi po e shtynte Ukrainën të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë, shkruan The Guardian.

“Është e nevojshme të shmanget çdo përplasje ushtarake midis fuqive bërthamore, qoftë edhe me përdorimin e armëve konvencionale. Përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm”, ka thënë Lavrov.

Putin ka lëshuar një seri kërcënimesh bërthamore të fshehta gjatë rrjedhës së luftës në Ukrainë, por disa zyrtarë të lartë kanë mohuar vazhdimisht planet e Moskës për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë dhe kanë akuzuar Perëndimin për ngritjen e antenës bërthamore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat