Ukraina po vendos sanksione ndaj 10 klerikëve të lartë të lidhur me një kishë pro-Moskë me arsyetimin se ata ranë dakord të punonin me autoritetet ruse të okupimit ose justifikonin pushtimin e Moskës, ka thënë shërbimi i sigurisë, prëcjell Bota sot.
“Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës vazhdon të kryejë punë gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e shtetësisë së Ukrainës dhe do të vazhdojë të ekspozojë personat që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Njoftimi është i fundit në një seri hapash kundër një dege ukrainase të kishës ortodokse të lidhur historikisht me Moskën. Vetë Kisha Ortodokse në Rusi e mbështet luftën.
Dega ukrainase ndërpreu zyrtarisht lidhjet me kishën ortodokse ruse majin e kaluar, por ende nuk ka besim nga shumë ukrainas dhe akuzohet për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.