Zyrtarët rusë u bëjnë thirrje banorëve të Khersonit të përdorin rubla

Bota

Zyrtarët rusë u bëjnë thirrje banorëve të Khersonit të përdorin rubla

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Zyrtarët e vendosur rusë në zonat e pushtuara të rajonit Kherson i kanë kërkuar banorëve që të përdorin rubla. Pagesat në monedhën kombëtare të Ukrainës, hryvnia, do të përfundojnë më 1 janar, njoftoi kreu i forcave pushtuese Vladimir Saldo në një video të postuar në Telegram, shkruajnë mediat e huaja.

Ata përmendën gjithashtu rënien masive të vlerës së hryvnia për shkak të problemeve ekonomike të Ukrainës. Kherson u rimor nga forcat ukrainase në nëntor, por trupat ruse vazhdojnë të pushtojnë pjesë të mëdha të rajonit Kherson.

Rajonet e aneksuara të Luhanskut dhe Donetskut tashmë përdorin rublën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat