Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se Rusia është e gatshme të përdori të gjitha mjetet që disponon për të mbrojtur interesat e saj, duke shtuar frikën e një sulmi me armë bërthamore në Ukrainë nëse gjërat shkojnë keq për të.
“Po, ne do ta bëjmë këtë me mënyra dhe mjete të ndryshme. Para së gjithash, natyrisht, do të fokusohemi në mjetet paqësore, por nëse nuk mbetet asgjë tjetër, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion,” tha ai.
Putin shtoi gjithashtu se nuk ishte Rusia, ajo që e filloi “luftën” në Ukrainë, por sipas tij, ajo filloi me një “grusht shteti” në vitin 2014, kur Krimea u aneksua nga Moska.
Putin shkoi më tej duke thënë se Polonia, nga ana tjetër po pretendon të pushtojë territoret në perëndim Ukrainës fqinje, ndërsa shto se Rusia ishte e vetmja që mund të garantonte integritetin territorial të saj.
“Rusia mund të jetë garantuesi i vetëm i integritetit territorial të Ukrainës. Por kjo varet nga udhëheqësit e rinj të Ukrainës”, tha ai.
Putin foli edhe sa i takon frikës së përdorimit të armëve bërthamore, ku shtoi se kërcënimi i luftës bërthamore është “në rritje”.
“Rusia i konsideron armët bërthamore si një përgjigje ndaj një sulmi,” u shpreh Putin.
Ai kritikoi gjithashtu edhe mënyrën se si SHBA i përdorë armët bërthamore: “Rusia nuk ka armë taktike bërthamore në vende të tjera, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, sepse Rusia nuk është çmendur, edhe ne kemi armët të avancuara, por nuk i lëvizim ato andej- këndej.”
Duke folur në një seancë televizive të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut, presidenti rus u ngriti gjithashtu shqetësimin se Perëndimi e trajtonte Rusinë si një qytetar i dorës së dytë, i cili nuk ka të drejtë ekzistence.
Në një nga komente e rralla mbi statusin e luftës, Putin pranoi se ka të ngjarë se ajo të jetë një “proces i gjatë”, duke sugjeruar se Rusia nuk ka plane të braktisë konfliktin së shpejti.
Duke dalë përkundër planeve fillestare ruse për një pushtim rrufe të shpejtë të Ukrainës i cili do të merrte vetëm disa ditë.
Ai gjithashtu u përpoq të shuante thashethemet për një mobilizim të dytë vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk kishte nevojë për të kryer një thirrje shtesë.
Presidenti rus tha se nga 300,000 rezervistët e mbledhur, rreth 150,000 u vendosën në zonën e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë. Ndërsa rreth 77,000 ishin në njësi luftarake dhe pjesa tjetër kryenin funksione mbrojtëse.