Papa Françesku nuk ishte në gjendje t'i mbante lotët teksa u lut për Ukrainën gjatë një ceremonie tradicionale në qendër të Romës, përcjell Bota sot.
"Do të kisha dashur t'ju kisha sjellë sot falënderimet e popullit ukrainas...," tha ai, duke iu drejtuar statujës së Virgjëreshës Mari që qëndron mbi një kolonë në shesh.
Atij iu desh të ndalonte për një moment, trupi i tij dridhej nga emocionet, në këtë moment publiku shpërtheu në duartrokitje.
Ai vazhdoi: “...e popullit ukrainas për paqen që prej kohësh i kërkojmë Zotit.
"Në vend të kësaj," tha ai, zëri i tij ende dridhej nga emocioni, "duhet t'ju paraqes ende lutjet e fëmijëve, të të moshuarve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke të munduar".