Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në forumin Botëror të TRT ka deklaruar se të dielën do të ketë një takim me liderin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Takimet do të zhvillohen në bazë të krizës së grurit, si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Për të zgjidhur këtë krizë, do të kem një takim me zotin Putin të dielën. Po kështu, do të kem një takim me z. Zelensky,”- tha Erdogan.
Ai ka thënë ndër të tjera se vazhdojnë të mbrojnë me forcë integritetin territorial të Ukrainës.
“Ndërsa mbrojmë me forcë integritetin territorial të Ukrainës, ne gjithashtu kundërshtuam ndezjen e zjarrit në rajon me politika irracionale ndaj Rusisë”- shtoi ai.
Nuk përmbahet SHBA, i jep goditjen e radhës Rusisë, ja lajmi i mirë që ka për Ukrainën
SHBA ka njoftuar sanksione të reja ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve lidhur me abuzimin e dyshuar të të drejtave të njeriut ose korrupsionin në nëntë vende, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Lista e fundit e sanksioneve përfshin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, të cilin Uashingtoni e akuzoi se ka ndihmuar për të mbikëqyrur dhe monitoruar referendume të rreme të mbajtura në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.
Departamenti amerikan i thesarit ndërmori gjithashtu masa kundër katër personave që i akuzoi se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e filtrimit të Rusisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi gjithashtu dy shtetas rusë për shkelje të dyshuar të të drejtave të njeriut kundër civilëve ukrainas.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ka autorizuar 275 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.