Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se projektbuxheti federal i Rusisë ka ndarë më shumë se 9 trilion rubla për "mbrojtjen, sigurinë dhe zbatimin e ligjit" në vitin 2023, përcjell Bota sot.
Kjo është e barabartë me më shumë se 30 për qind të të gjithë buxhetit të Rusisë dhe përfaqëson një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshme, tha ai.
Si pasojë, pjesët e tjera të buxhetit të Rusisë do të jenë nën “presion në rritje për të mbështetur koston e luftës”, thuhet në buletinin e rregullt të inteligjencës.