Nga lart u binin bombat e ukrainasve, ushtarët rusë në istikame “gjejnë kohë” që të rrahen mes vete

Bota

Nga lart u binin bombat e ukrainasve, ushtarët rusë në istikame “gjejnë kohë” që të rrahen mes vete

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase ka arritur të filmojë një moment të pazakontë të dy ushtarëve rusë.

Derisa ukrainasit po u hidhnin bomba nga droni, dy ushtarë rusë që ishin futur në istikame shihen duke u grushtuar mes vete.

E mjaftoi ky veprim që Kievi të tallet me ushtrinë e Vladimir Putinit, të cilët me sa duket kanë shkuar në fushëbetejë që rrahen mes vete.

Nuk dihet arsyeja se pse njëri nga ushtarët rus e godet bashkëluftëtarin e vet, por gjykuar nga pamjet duket se derisa po qëllonte me pushkë automatike për pak sa nuk e godet kolegun e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ushtarët e Putinit janë filmuar duke u rrahur mes vete nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Madje është raportuar se shumë prej tyre kanë shkëmbyer zjarr në disa raste, ku pas shumë gotave me alkool morën pushkët dhe filluan të gjuajnë në njëri-tjetrin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat