​Sulm ukrainas në selinë e grupit Wagner në Ukrainën lindore

Bota

​Sulm ukrainas në selinë e grupit Wagner në Ukrainën lindore

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase sulmuan selinë e grupit ushtarak mercenar rus Wagner të vendosur në Ukrainën lindore, tha sot guvernatori ukrainas i Luhansk Serhiy Haidai.

Ai tha se hoteli në qytetin Kadiyivka, ku ndodhej selia e Wagnerit, është goditur dhe shtoi se humbjet ruse ishin të mëdha, por BBC nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur praninë e anëtarëve të Wagner në atë hotel.

Guvernatori Haidai deklaroi se në sulmin ndaj hotelit në Kadiyivka, "Rusia pësoi humbje të konsiderueshme" dhe vlerësoi se "të paktën 50 për qind e të mbijetuarve do të vdesin për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor".

Wagner, një organizatë private paraushtarake e themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një ish-restaurator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut, sipas shërbimit publik britanik.

Para konfliktit në Ukrainë, anëtarët e grupit Wagner ishin gjithashtu të pranishëm në Krime, Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, shton BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat