Biden për Zelenskyn: Mbrojtja ajrore e Ukrainës prioritet i SHBA-ve

Bota

Biden për Zelenskyn: Mbrojtja ajrore e Ukrainës prioritet i SHBA-ve

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 08:40
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky se administrata e tij do të përqendrohet te përforcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase, duke vazhduar t’i ofrojë Kievit ndihma ushtarake.

Deklarata e Biden u bë fill pas bisedës telefonike që dy liderët zhvilluan mes tyre.

Biden vlerësoi gjithashtu faktin se Zelensky është gjithmonë i hapur për të biseduar rreth diskutimeve për paqe, duke u bazuar gjithmonë në parimet themelore të kartës së Kombeve të Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat