Sirenat janë dëgjuar në të gjithë vendin, duke sinjalizuar një sulm të mundshëm me raketa, thanë zyrtarët lokalë, përcjell Bota sot.
Kryeqyteti, Kievi, është ndër zonat ku po bien sirenat e sulmeve ajrore.
Udhëheqja e Ukrainës ka paralajmëruar ditët e fundit se Rusia mund të nisë një valë të re sulmesh me raketa dhe dron.
Deri më tani, sulmet kanë shënjestruar si zonat civile ashtu edhe infrastrukturën kritike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.