Biden pyetet nëse SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë

Bota

Biden pyetet nëse SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:14
Joe Biden

Joe Biden ka përsëritur qëndrimin e tij se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, përcjell Bota sot.

I pyetur nga gazetari për pozicionin e tij për dërgimin e forcave të armatosura, udhëheqësi amerikan tha: "Jo, ne po dërgojmë materiale, siç kemi bërë deri më tani, kemi dërguar miliona dollarë."

Që nga fillimi i luftës, Biden ka qenë i qartë në qëndrimin e tij se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

Dhe javën e kaluar, SHBA tha se po përgatitej t'i dërgonte Ukrainës një paketë ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh, duke ofruar aftësi të reja për të mposhtur dronët dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat