Zelensky i bindur: Putin nuk ka gjasa të përdorë armë bërthamore sepse ka frikë nga vdekja

Bota

Zelensky i bindur: Putin nuk ka gjasa të përdorë armë bërthamore sepse ka frikë nga vdekja

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 19:37
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehet i bindur se kundërshtari i tij, Vladimir Putin, nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Në një intervistë me transmetuesin amerikan David Letterman, Zelenskyy shpjegoi: “E pashë atë dhe pashë dëshirën e tij për të jetuar, ai e do shumë jetën, raporton Sky News.

“Ai madje ulet në një tavolinë të gjatë, pasi ka frikë se mos kapet nga COVID ose diçka tjetër,” tha ai, duke iu referuar takimeve të famshme të Putinit me zyrtarët, ku ata janë ulur në skajet e kundërta të tavolinave tepër të gjata.

“Unë nuk jam i sigurt nëse ai është gati të përdorë armë bërthamore. Sepse ai e kupton se nëse e bën këtë, çdo vend mund të lëvizë më pas kundër tij personalisht.

Kujtojmë se presidenti rus ka paralajmëruar se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet dhe ka thënë se do të mbrojë territorin rus me të gjitha mjetet e nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat