SHBA gati t’i dhurojë Ukrainës sistemin ‘Patriot’, Moska bën lëvizjen e papritur

Bota

SHBA gati t’i dhurojë Ukrainës sistemin ‘Patriot’, Moska bën lëvizjen e papritur

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Për të dëshmuar rëndësinë që i kushton parandalimit strategjik bërthamor, ushtria ruse ka instaluar një raketë ndërkontinentale në rajonin e Kalugas.

Ishte vetë Ministria e Mbrojtjes ruse ajo që publikoi videon e momentin të instalimit,  për të shënuar ngjarjen pak përpara “Ditës së Forcave Raketore Strategjike” të Rusisë.

Raketa balistike ndërkontinentale e kompleksit Yars u ngarkua në një hedhëse Silo në formacionin e raketave Kozelsky, në rajonin në afërsi me kufirin bjellorus.

Rëndësia e këtij operacioni qëndron në faktin se raketa do të jetë në detyrë luftarake siç është planifikuar. Atdheu do të marrë një mostër tjetër të armëve raketore bërthamore, e cila do të na lejojë të zgjidhim çdo detyrë në nivel strategjik”, tha Alexei Sokolov, komandanti i formacionit raketor Kozelsky.

Njoftimi për instalimin e raketave ndërkontinentale të Rusisë vjen pas raportimeve se administrata e Biden po finalizon planet për të dërguar një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë  në Ukrainë. Sistemi raketor njihet me emrin Patriot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat