Një dhuratë që i është dhënë shefit të policisë polake gjatë vizitës së fundit në Ukrainë, ka shpërthyer në selinë e policisë në Varshavë.
Komandanti dhe një punonjës civil pësuan lëndime të lehta, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Poloni.
Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 7:50, njoftoi ministria, e cila nuk specifikoi se çfarë mjeti ka marrë si dhuratë komandanti i policisë polake gjatë një vizite pune në Ukrainë, raporton AP.
Komandanti u takua me drejtuesit e policisë së Ukrainës dhe shërbimeve të urgjencës të dielën dhe të hënën, njoftoi ministria polake.
“Polonia ka kërkuar shpjegim nga pala ukrainase”, thuhet ndër tjera në kumtesën e ministrisë së Brendshme polake.
Gjithashtu është bërë e ditur se komandanti i policisë ndodhet prej ditës së djeshme në spital, ndërsa punonjësi civili i lënduar nuk është shtruar në spital pasi nuk ka qenë e nevojshme.