Rusia nuk kënaqet vetëm me dronet iraniane, Putin kërkon mbi 200 raketa balisitke nga regjimi i Teheranit

Bota

Rusia nuk kënaqet vetëm me dronet iraniane, Putin kërkon mbi 200 raketa balisitke nga regjimi i Teheranit

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Rusia është e bindur se do të sigurojë deri në 250 raketa balistike nga Irani, pasi ajo ka mungesa të theksuara të armatimeve luftarake në rezervat e saj.

Presidenti Vladimir Putin synon të përdorë armët vdekjeprurëse në një seri të re sulmesh në Ukrainë ‘në fillim të vitit të ardhshëm’, ndërsa raportohet se rreth 70 nga raketat iraniane tokë-tokë duhet të mbërrijnë para Vitit të Ri, ndërsa Ukraina nxiton të marrë sisteme të përmirësuara të mbrojtjes ajrore perëndimore.

Sipas The Mirror Putin u është lutur iranianëve për një furnizim më të madh raketash, por burimet thonë se ai nuk do të marrë më shumë se 250 raketa nga një regjim i Teheranit i preokupuar me protesta.

Rusia ka qenë e varur tej mase në furnizimet me drone nga Irani mes mungesës së rezervave të saj, ndërsa një zyrtar i lartë rus i afërt me Putinin ka qenë në Teheran këtë javë.

Prokurori i Përgjithshëm Igor Krasnov, thuhet se ka udhëtuar atje për të ndarë strategjitë për goditjen e disidentëve dhe shtypjen e protestave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat