Ushtria ruse po vazhdon me sulme mbi civilët ukrainas, pavarësisht se Kremlini deklaron se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.
Madje sulmet ajrore vazhdimisht kanë për objektiv infrastrukturën energjetike, me qëllimin e vetëm që t’i lë ukrainasit të kenë probleme më të mëdha në ditët e ftohta të dimrit.
Në sulmet më të fundit në Kryvirih, janë goditur shtëpitë private, brenda të cilave kishte gra, fëmijë e pleq.
Këtë e dëshmon videoja e patrulle të policisë së këtij qyteti, që shihen duke shpëtuar një fëmijë që kishte ngecur në rrënojat e shtëpisë së goditur nga raketat ruse.
Në video shihet se shumë pak ka mbetur na shtëpia që u bombardua dhe fëmijën që kishte ngecur nën to, por që për fat të mirë u nxjerr gjallë.