Aktorja ruse e quan Putinin "maniakun kryesor të shekullit 21"

Bota

Aktorja ruse e quan Putinin "maniakun kryesor të shekullit 21"

Nga: A.SH Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 11:02
Vera Polozkova

Një aktore dhe poete ruse është shprehur kundër luftës së Putinit në Ukrainë dhe e ka quajtur atë "maniakun kryesor të shekullit të 21-të".

Në një intervistë me YouTuber Yury Dud, Vera Polozkova, 36 vjeçare, shprehu ndjenjën e saj të "dhimbjes dhe turpit të çmendur" për pushtimin e Rusisë.

“Unë e di vetëm se njerëzit e lumtur nuk vrasin dhe nuk marrin gëzim nga gjaku”, tha ajo.

Znj. Polozkova ka marrë disa çmime letrare.

Në mars, më shumë se 4,300 njerëz u arrestuan në protestat kundër luftës në Rusi.

Pavarësisht nga shtypja e Moskës ndaj disidencës, individë të tjerë rusë kanë protestuar kundër luftës.

Në mars, ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus Marina Ovsyannikova ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë në mars për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, duke mbajtur lart një tabelë ku shkruhej në anglisht: "Jo luftë. Rusët kundër luftës". Më vonë ajo u largua nga Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat