Ministria e Drejtësisë e Rusisë i ka kërkuar Gjykatës së qytetit të Moskës mbylljen e një prej organizatave më të vjetra të të drejtave të njeriut në vend, raporton agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një përfaqësues të gjykatës, përcjell Bota sot.
Grupi i Helsinkit të Moskës, i cili i ka rrënjët në epokën sovjetike, prodhon një raport vjetor mbi situatën e të drejtave të njeriut në Rusi.
Valery Borshov, bashkë-kryetar i organizatës, tha se autoritetet kishin paraqitur një pretendim "të pakuptimtë" se vetë statutet e grupit e ndalonin atë nga mbrojtja e të drejtave të njeriut jashtë kryeqytetit - diçka që e ka bërë gjithmonë hapur.
Masa vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ka përshpejtuar një goditje gjithëpërfshirëse ndaj zërave kundërshtues nga mediat e pavarura, organizatat e të drejtave të njeriut dhe mbështetësit e opozitës. Vitin e kaluar, një gjykatë shpërndau dy grupe të tjera kryesore të të drejtave të njeriut, Memorial Human Rights Center dhe strukturën e saj mëmë, Memorial International.