Kina i jep mesazh Rusisë për luftën në Ukrainë

Bota

Kina i jep mesazh Rusisë për luftën në Ukrainë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:57
Xi Jinping

Kina ka bërë thirrje për përmbajtje, ndërsa kërkoi që konflikti në Ukrainë të zgjidhej përmes mjeteve politike, tha presidenti Xi Jinping.

Udhëheqësi kinez ia përcolli mesazhin ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, kryetar i partisë Rusia e Bashkuar, gjatë një takimi në Pekin, shkruan Sky News, referuar medias shtetërore kineze Xinhua.

Xi i tha gjithashtu Medvedevit se ai shpreson që Partia Komuniste Kineze dhe Rusia e Bashkuar mund të promovojnë komunikimin dhe të thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Kinës dhe Rusisë.

Kina është aleati më i rëndësishëm i mbetur i Rusisë dhe mbështetja e saj e vazhdueshme konsiderohet gjerësisht si vendimtare për Vladimir Putin.

Perëndimi është shprehur vazhdimisht se Putin nuk është i sinqertë në negociatat për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa Ukraina thotë se nuk do tolerojë, kur bëhet fjalë për tokën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat