Ministri rus i Mbrojtjes propozon zgjerimin e ushtrisë

Bota

Ministri rus i Mbrojtjes propozon zgjerimin e ushtrisë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:00
Sergei Shoigu

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka bërë thirrje që ushtria e vendit zgjerohet nga 1 milion ushtarakë aktualë në 1.5 milionë, në mes të luftimeve në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë të fundvitit me shefat ushtarakë të Rusisë dhe presidentin Vladimir Putin, ai tha se numri duhet të përfshijë 695 mijë ushtarë vullnetarë me kontratë.

Shoigu propozoi gjithashtu rritjen e gamës së moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak rus për të mbuluar shtetasit rusë të moshës 21-30 vjeç.

Sipas ligjit aktual, rusët e moshës 18-27 vjeç mund të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak – megjithëse Shoigu dhe Putin kanë thënë vazhdimisht se rekrutët e tillë nuk po dërgohen për të luftuar në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Rusia po e përshpejtonte vendosjen e furnizimeve moderne të armëve për ushtrinë, tha ai, duke shtuar se trupat e Moskës do të formonin njësi të reja në perëndim të vendit në funksion të planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat