Macron: Europa duhet të reduktojë varësinë nga SHBA për sigurinë

Bota

Macron: Europa duhet të reduktojë varësinë nga SHBA për sigurinë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:09
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Europës që të kufizojë varësinë e saj në SHBA dhe të zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse duke marrë një rol më të sigurt brenda NATO-s, sipas The Guardian.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial francez në kthimin e tij nga samiti ndërkombëtar në Aman të Jordanisë, Macron tha se “ai nuk sheh përpjekje për të zhvilluar mbrojtjen europiane si një alternativë ndaj NATO-s”.

Macron tha se një Europë më e fortë do të mundësonte që kontinenti të bëhet më autonom brenda aleancës ushtarake, duke vepruar “brenda NATO-s, me NATO-n, por gjithashtu duke mos u varur nga NATO-ja”.

“Një aleancë nuk është diçka nga e cila unë duhet të mbështetem. Është diçka që duhet të zgjedh, diçka me të cilën punoj. Ne duhet të ri-mendojmë autonominë tonë strategjike.

Europa duhet të fitojë më shumë autonomi mbi teknologjinë dhe aftësinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe nga SHBA-ja”, tha Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat