Shpërthen një zjarr në aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Bota

Shpërthen një zjarr në aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr shpërtheu në anijen komanduese të marinës ruse Admiral Kuznetsov.

Bëhet fjalë për aeroplanmbajtësen e vetme ruse, kurse zjarri shpërtheu derisa ishte ankoruar në portin detar Zvyozdochka në Murmansk në Detin Barents.

Një burim nga shërbimi i urgjencës, tha se 20 persona janë evakuuar dhe se zjarri është shuar dhe “nuk ka pasur viktima”.

Anija ishte duke u riparuar në kohën e zjarrit dhe kreu i Korporatës së Ndërtimit të Anijeve, i cili mbikëqyr restaurimin e anijes, Aleksey Rahmanov, tha se incidenti ndodhi gjatë riparimeve.

Admiral Kuznetsov është jashtë shërbimit dhe që nga viti 2018 është në riparim. Anija peshon 43 mijë tonelata, ka një ekuipazh prej 1,300 dhe është e armatosur me sisteme raketore anti-anije dhe kundërajrore.

Në nëntor të këtij viti, zyrtarët rusë thanë se riparimet ishin në plan dhe anija do të ishte gati deri në tremujorin e parë të 2024.

Rahmanov u tha gazetarëve në Moskë se ishin zbuluar defekte në pjesë të veçanta të anijes, por “puna po shkon sipas planit”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat