I lejoi bashkëshortit të përdhunonte gratë ukrainase, Kievi shpall në kërkim ndërkombëtar gruan e ushtarit rus

Bota

I lejoi bashkëshortit të përdhunonte gratë ukrainase, Kievi shpall në kërkim ndërkombëtar gruan e ushtarit rus

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:42
Roman Bykovsk dhe Olga Bykovskaya

Në fillimet e luftës bëri bujë një telefonatë e përgjuar mes një ushtari rus dhe bashkëshortes së tij, ku kjo e fundit e lejonte që të përdhunonte gratë ukrainase.

Hetimi zbuloi se Roman Bykovsky, 27 vjeç, dhe gruaja e tij, Olga Bykovskaya, emri i vajzërisë së së cilës është Pinyasovaya, ishin çifti pas telefonatës tronditëse që ngriti frikën për një përdhunim masiv të grave ukrainase nga trupat ruse.

“Po, e lejoj. Vetëm vër masa mbrojtëse”, dëgjohet të thotë rusja mes të qeshurash.

Ndërkohë, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka njoftuar se Olga Bykovskaya është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat