Vjen lajmi i mirë, çmimi i gazit kthehet në nivelet para pushtimit rus të Ukrainës

Bota

Vjen lajmi i mirë, çmimi i gazit kthehet në nivelet para pushtimit rus të Ukrainës

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Çmimi i gazit vazhdon të bjerë, falë tavanit të çmimit nga Be dhe rënies së kërkesës, dhe duket se po shkon drejt niveleve të 23 shkurtit, para pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimi i tij qëndroi mbi pragun prej 90 euro të enjten, ndërsa shënon një rënie prej 9%, duke zbritur në 82 euro të premten.

Në uljen e çmimeve kontribuojnë edhe temperaturat e buta, padyshim jashtë sezonit në disa zona të Evropës Qendrore dhe Jugore, si dhe periudha e pushimeve kur në përgjithësi kërkesa për gaz ngadalësohet.

Rusia synon të devijojë furnizimet e saj me gaz nga Evropa në zona të tjera të botës, megjithëse tregu evropian mbetet i rëndësishëm për të. 

Prodhimi i hidrokarbureve do të devijohet në tregjet në Azi-Paqësor, Afrikë dhe Amerikën Latine, duke qenë se Evropa i ka vendosur sanksione të shumta Rusisë.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat