Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka thënë se sulmi në Kherson të shtunën është një dëshmi se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë sisteme mbrojtëse.
“Ukraina do të jetë në gjendje të parandalojë tragjedi të tilla nëse ka më shumë mjete luftarake kundër baterive, më shumë artileri dhe më shumë armatime me rreze të gjatë”, shkroi ai në Twitter.
Tetë persona raportohet se kanë vdekur, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
Granatimet goditën një nga lagjet e populluara të qytetit në prag të Krishtlindjeve. Më shumë se 50 thuhet se janë plagosur.